Çfarë është një domain?

  • Home |
  • Çfarë është një domain?

Një emër domain është ajo çfarë ne shkruajmë në browser për të hapur një faqe interneti. Përkufizimi i domain-it është një emër unik që identifikon një faqe në internet. Për shembull, emri i domain i WebHost është https://www.webhost.al. Ndërsa emri i domain-it për këtë faqe në internet është https://webhostblog.al/. Emrat e domain-eve për një faqe interneti janë tërësisht unik.

Emri i Domain dhe adresa IP

Kur shikojmë internetin në tërësi, ai në thelb është një rrjet kompjuterash të lidhur me njëri-tjetrin. Secilit prej këtyre kompjuterave i është caktuar një adresë IP unike që identifikon vetëm atë kompjuter.

Adresat IP janë një varg numrash në këtë format: 67.454.66.3. Por, a mund ta imagjinoni se si mund të mbani mend atë varg unik sa herë që dëshironi të vizitoni një faqe në internet? Do të ishte një sfidë e jashtëzakonshme. Pra, në vend të kësaj, ne kemi emra domain që qëndrojnë në vend të këtyre adresave unike IP. Të gjitha këto referojnë të njëjtën gjë, por emri i domain është më i lehtë për tu mbajtur mend.

Si funksionon Domain?

Pasi një emër domain shkruhet në browser, ajo kërkesë dërgohet në një rrjet serverash të njohur si Sistemi i Emrave të Domain(DNS). Ky rrjet pastaj kërkon nameserverat e këtij domain dhe përcjell kërkesën te serveri përkatës.

Nameserverat menaxhohen nga kompania juaj e hostit, e cila do të përcjellë kërkesën te serveri specifik ku ruhet faqja juaj e internetit.

Serveri më pas lokalizon faqen e internetit që është kërkuar dhe i dërgon të dhënat përsëri në browser-in e përdoruesit.

E gjithë kjo ndodh nën një sekondë. Kjo kërkesë ndodh kaq shpejt, që ju as nuk e vëreni se po ndodh.

Llojet e ndryshme të Domain-eve

Kur jeni duke u përpjekur të gjeni emrin e përsosur të domain-it do të jeni në gjendje të zgjidhni midis dhjetra prapashtesave të ndryshme.

Këtu janë llojet më të zakonshme të emrave të domain-eve që do të hasni:

1. Generic Top-level Domains

Top-level Domains janë llojet më të popullarizuara të emrave të domain-eve. Ka qindra nga këto të disponueshme që ju mund të zgjidhni. Këto janë më të zakonshmet:

  • .com (komerciale)
  • .net (network)
  • .org (organizatë)

Listën për të gjithë prapashtesat mund t’i gjeni këtu tek IANA.

2. Country Code Top-Level Domains

Country Code Top-Level u caktohet vendeve specifike dhe zakonisht përdoren për faqet e internetit që janë të bazuara (ose që i shërbejnë një audience) në ato vende.

Sidoqoftë, disa ccTLD përdoren edhe në rrethana të tjera. Për shembull, ccTLD .co është për Kolumbinë. Por, do të gjeni dhe shumë faqe të tjera apo startup që përdorin atë domain.

Disa ccTLD janë:

  • .al (Shqipëri)
  • .it (Itali)
  • .us (USA)
  • .co.uk (Angli)
  • .ca (Kanada)
  • .de (Gjermani)
  • .fr (Francë)
  • etj
3. Sponsored Top-Level Domains

rTLD-të janë një grup domain-esh Top-Level që janë të rezervuara për organizata dhe agjensi specifike. Për të regjistruar një nga këto do t’ju duhet të plotësoni kërkesat specifike.

Disa rTLD janë:

  • .gov (institucione qeveritare)
  • .mil (institucione ushtarake)
  • .edu (institucione arsimore)
  • .int (organizatat ndërkombëtare)

Domain vs Faqe Interneti

Emrat e domain dhe faqet e internetit janë të lidhura, megjithatë, ato nuk janë e njëjta gjë. Për shembull, le të shohim numrin tuaj të telefonit dhe telefonin. Edhe pse keni nevojë që të dy të punojnë së bashku, ata nuk janë të njëjtët.

Numri juaj i telefonit është si emri i domain-it tuaj, ndërsa faqja juaj në internet do të jetë telefoni juaj. Ju mund të merrni një telefon të ri (faqe në internet), por do të mbani numrin tuaj ekzistues (emrin e domain) pa marrë parasysh nëse do ndryshoni telefonin apo jo.

Le të shohim një shembull tjetër:

Ju keni nje faqe ne internet psh domain.com. Ju gjetët një domain të ri që përshtatet edhe më mirë, kështu që e blini. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të lidhni domenin tuaj të ri me faqen tuaj ekzistuese dhe gjithçka do të jetë e njëjtë, përveç domain-it tuaj.

Emri juaj i domain nuk është kurrë i bllokuar me ndonjë faqe në internet. Mund ta shkëputni dhe ta përdorni për një faqe tjetër në internet, ose të blini një domain të ri dhe ta lidhni me faqen tuaj aktuale.

Si të gjejmë domain e duhur për faqen tuaj në internet?

Domain është përshtypja e parë kur një vizitor hap faqen tuaj. Ai mund të ndikojë në SEO, dhe duhet të jetë në përputhje me markën tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme të merrni parasysh kuptimin e domain-it, të siguroheni që kuptimi i fjalëve të jetë në përputhje me markën tuaj dhe nuk ka një kuptim alternativ në gjuhë të tjera.

Disa faktor që duhet të keni parasysh para se të zgjidhni domain:

1- Zgjidhni prapashtesën që ju përshtatet më mirë.

Nqs ju e keni audiencën brenda vendit tuaj, duhet të zgjidhni prapashtesën për vendin tuaj. Psh nqs ju keni nje biznes në Shqipëri dhe klientët janë shumica shqiptarë, prapashtesa që ju duhet të merrni është .al

2- Merrni dhe prapashtesa të tjera për domain

Merrni prapashtesa të tjera dhe i bëni redirect tek e njëjta faqa, në mënyrë që dhe kur përdoruesit e shkruajnë gabim emrin e faqes tuaj, të hapet sërisht e njëjta faqe.

Psh nqs keni marr domain kryesor .com, merrni dhe variante të tjera si:
.biz, .net etj.

3- Zgjidhni një emër të shkurtër për domain

Bëjeni domain-in tuaj sa më të shkurtër që të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë për ta bërë markën tuaj më të paharrueshme. Sa më pak karaktere të jetë domain-i juaj aq më e thjeshtë do të jetë për t’u shkruajtur apo mbajtur mend.

Tani mund të jetë e vështirë të gjeni një domain me një fjalë të vetme që lidhet me biznesin tënd, veçanërisht sot. Sidoqoftë, merrni parasysh të kombinoni dy ose tre fjalë më të shkurtra së bashku për të bërë diçka të paharrueshme.

4- Shmangni shkurtesat

Mos përdorni shkurtime si: 4U dhe 2U në emrat tuaj të domain sepse:

  • Janë të vështirë për t’u mbajtur mend.
  • Duken joprofesionale.

5- Kontrolloni emrin e domain para se të bëni regjistrimin

Shpesh-herë bashkimi i dy emrave në një domain nuk jep rezultatin e kërkuar, duke ndryshuar kuptimin e emrit që ne kemi menduar.
Shikoni rastet e mëposhtme:

IT Scrap – “www.itscrap.com”
Speed of Art – “www.speedofart.com”

6- Zgjidhni një domain që është i lehtë të mbahet mend

Emrat e domain-eve të paharrueshëm shpesh janë të shkurtër, tërheqës, pa numra apo karaktere të tjera. Bëni një analizë të shpejtë të emrave tuaj të preferuar të domain dhe shikoni se çfarë i bën ata të dallohen, dhe përfshini ato elementë që ju pëlqen në emrin e domain-it tuaj të biznesit.

Gati të bëni regjistrimin?

Duhet vetëm një klikim për të kontrolluar nëse emri i domain-it tuaj është i disponueshëm. Pasi të keni gjetur emrin e duhur dhe të jeni siguruar, duhen vetëm disa sekonda për ta blerë dhe regjistruar.

Direkt nga faqja e WebHost.al ju mund të bëni regjistrimin për çdo prapashtesë që ju dëshironi.